Aktualitet

Mos i prishni planet për pushime! Nëntori vjen i ngrohtë dhe me diell, sinoptikania: Nesër temperaturat...

Shkruar nga Liberale
Mos i prishni planet për pushime! Nëntori vjen i ngrohtë dhe me

Sinoptikania Lajda Porja ka folur për parashikimin e motit në ditët në vijim. Ajo tha se dita e sotme do të mbyllet me temperatura të larta, ku do të arrihet vlera 30 gradë Celsius.

Sipas saj në ditët në vijim nuk priten reshje shiu deri në mesin e javës, ndërsa theksoi se muaji Tetor përafron me atë të Qershorit, referuar temperaturave të larta, si dhe mungesës së reshjeve.

Sa i përket muajit Nëntor, Porja tha se priten temperatura më të larta se mesatarja dhe se do të ketë më shumë ditë me diell sesa me shi.

"Dje dhe sot temperaturat kanë qenë të larta, deri në 30 gradë. Po ashtu prezentë kanë qenë dhe erërat e forta, e madje në det ka zgjatur probleme në trafikun detar. Rrebeshet shiut edhe pse do jenë në formë shtrëngatash do jenë kalimtare. Deri  nga mesi i javës tjetër nuk do presim reshje.

Nesër në mbrëmje futet një masë më e ftohtë, duke sjellë ulje temperaturash. Ka ulje drastike, nga 31 gradë C në 25 gradë C. Reshjet kanë qenë shumë pak të pranishme dhe në disa zona nuk janë plotësuar kuotat. Tetori ka qenë tipik si qershori.

Për sa i përket muajit të ardhshëm, parashikohet një Nëntor me temperatura më të larta. Reshjet e shiut do jenë të shpërndara në mënyrë jo homogjene. Parashikohet që ditët e Nëntorit të jenë më shumë me diell sesa me shi.”, u  shpreh sinoptikania Porja në News24.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH