Showbiz

Mos i lini pa lexuar! Këta janë 100 librat më të mirë të përzgjedhur nga revista "Time"

Shkruar nga Liberale
Mos i lini pa lexuar! Këta janë 100 librat më të mirë

Revista "TIME" ka renditur 100 veprat më të mira të 2023, nga autorët më të njohur që duhen lexuar patjetër nga lexuesit anë e mbanë botës.

Mes tyre përmendim librin e titulluar "Qyteti i Fitores" nga autori i njohur Salman Rushdie. Një vepër mahnitëse e trillimeve historike dhe realizmit magjik. Ky është një version i shkurtuar i një poeme epike prej 24,000 vargjesh të shkruar fillimisht në sanskritisht.

Romani i Rushdie, i shkruar para sulmit brutal me thikë që e la atë të verbër në njërin sy dhe të paaftë për të përdorur njërën nga duart e tij, përshkruan ngritjen dhe rënien e një perandorie gjatë jetëgjatësisë 247-vjeçare të poetit dhe profetit të verbër Pampa Kampana.

Në moshën 9-vjeçare, pasi dëshmoi vdekjen e nënës së saj, Pampa pushtohet nga një perëndeshë që i jep asaj fuqinë për të krijuar një qytet të madh të quajtur Bisnaga, të cilin Rushdie e bazoi në Vijayanagar, perandoria mesjetare e themeluar në 1336 Indinë e Jugut.

Pampa është në gjendje ta formojë mbretërinë magjike, të mbiquajtur së shpejti "Qyteti i Fitores", në utopinë feministe që perëndesha shpresonte se do të ishte, vetëm për të parë të rrëzohej nga mendjemadhësia e burrave që do të vinin në pushtet një shekull më vonë. Me habi dhe humor, Rushdie përshkruan një përrallë dekadash për pushtetin, filozofinë, drejtësinë dhe mërgimin që përballet me guxim me çështjet me të cilat përballen ende shoqëritë moderne.

Një tjetër libër i cili duhet lexuar këtë vit është "Bubullima" nga autorja Laura Cumming. Titulli i librit i referohet shpërthimit aksidental të një arsenali baruti në 1654 Delft, i cili vrau 1200 njerëz dhe fshiu të gjithë qytetin holandez. Viktima më e dukshme e shpërthimit ishte Carel Fabritius, piktori i ri i talentuar i "The Goldfinch", i cili ishte frymëzimi për romanin e Donna Tartt të vitit 2013 me të njëjtin emër.

Libri është një eulogji për piktorin që humbi jetën papritur në moshën 32-vjeçare, por edhe për babain e autorit, piktorin e njohur skocez James Cumming, vdekja e të cilit në moshën 68-vjeçare erdhi shumë shpejt. "Pikturat nuk janë zëvendësues," i tha babai i Cumming. "Ato janë diçka krejt tjetër." Për Cumming, kjo diçka tjetër është një mënyrë për t'i mbajtur gjallë ata që ajo do, shumë kohë pasi të jenë larguar..

"Spare", libri i parë i Princ Harry i cili bëri shumë bujë edhe para se të botohej, është një nga librat që nuk duhet lënë pa lexuar. I cilësuar si libri i rekordeve në Mbretërinë e Bashkuar, autobiografia përfshin rrëfime rreth familjes mbretërore. Princ Harry përshkruan grindjet mes  Meghan Markle dhe Kate Middleton, si dhe një moment ku thotë se vëllai i tij, Princ Wiiliam e ka sulmuar fizikisht, apo dhe akuzat kundrejt babait të tij,  Mbretit Charles, i cili sipas tij Harryt kishte vënë në plan të parë interesat e tij.

"Pronar i një zemre të vetmuar" nga autorja Beth Nguyen, e cila shkruan për izolimin që ndjeu ndërsa rritej si një refugjate vietnameze në një qytet, ku kryesisht banonin rracë e bardhë, në Miçigan. Në vitin 1975, kur ajo ishte vetëm një foshnjë, familja e Nguyen u largua nga Saigon një ditë para përfundimit të Luftës së Vietnamit, por nëna e saj zgjodhi të qëndronte pas. "Ose u la pas në Saigon," shkruan Nguyen.

"Për shumë vite, nuk do ta dija se cili frazë ishte më i vërtetë." Nguyen ishte 10 vjeç kur nëna e saj emigroi në Boston, por gjatë jetës së saj të rritur, autorja ka kaluar më pak se 24 orë me të. Pasi lindi një fëmijë të dytë të saj, ajo ndjeu se duhej të dinte të vërtetën për atë që kishte ndodhur gjithë ato vite më parë dhe të kuptonte gruan, mungesa e së cilës i kishte përcaktuar jetën. Nguyen i përdor takimet e saj të shpejta, shpesh rrëqethëse me nënën e saj për të përsiatur mbi kujtesën, prindërimin dhe çfarë do të thotë të kujdesesh vërtet për dikë. Duke marrë parasysh figurat e tjera të nënës në jetën e saj – gjyshen dhe njerkën, të cilave ajo i referohet si “nëna e saj e vërtetë” – ajo gjen dhembshuri për gruan që e lindi.

Një libër tjetër që sugjerohet të lexohet është "I riu" nga autorja Annie Ernaux, fituesja e çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2022, e cila njohet për qasjen e saj thellësisht intime dhe jashtëzakonisht të sinqertë ndaj kujtimeve personale. Në librin e saj "Young Man" përshkruhet një kujtim i hollë por i fuqishëm për lidhjen e shkurtër dhe të zjarrtë të dashurisë, që ajo pati me një ish-student që ishte 30 vite më i ri. E mbushur me jetë, cenueshmëri dhe ndjenjë të papenguar, shkrimi i Ernaux është një thirrje e guximshme për të jetuar pa kufij nga konventat, duke iu përgjigjur vetëm lirisë dhe dëshirës./ Përshtati A.M, Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH