Aktualitet

Mos hapja e negociatave, Balla: Francezët s'e dinë se çfarë kërkojnë

Shkruar nga Liberale
Mos hapja e negociatave, Balla: Francezët s'e dinë se

Vendimi i Këshillit Europian për të mos çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ngritur një debat të ri se kush është përgjegjës për këtë. Mazhoranca nga një anë deklaron se ky vendim ka ardhur si rezultat i dinamikave të brendshme në BE, pasi Franca ka kërkuar një reformim të të gjithë metodologjisë së anëtarësimit ndërsa opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë pasi sipas saj bllokimi i Shqipërisë ka ardhur edhe nga shtete të tjera.

Lidhur me vendimin e Francës, kryetari i grupit parlamentar socialist,  Taulant Balla tha se ata nuk dinë se çfarë kërkojnë.Duke folur në një emision televiziv rreth vendimit të Këshillit, Balla tha se Shqipëriaishte vlerësuar për arritjet e saj dhe për këtë kishte marrë po-në e Bundestagut por u bllokua nga Franca e cila “nuk di çfarë kërkon” sipas tij.

“Këshilli Europian vlerësonte Shqipërinë për reformën në drejtësi, kurse Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit. Edhe francezët nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Edhe Serbia ka mbetur në vend e nuk hapen më kapitujt, edhe për Malin e Zi nuk po hapet kapitull derisa të ndajnë mendjen. Shqipëria ka vetëm plan A, nuk ka plan B. Ne duhet vetëm të përmbushim standardet që na kërkohet dhe kemi bërë detyrat tona” tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH