Ndërkombëtare

Mori pjesë ne testin e vaksinës anti-Covid, vdes 28-vjeçari

               Publikuar në : 20:44 - 21/10/20 liberale

Një nga vullnetarët që mori pjesë në provën klinike të vaksinës të përgatitur nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit për Covid-19 ka ndërruar jetë, njoftoi shërbimi shëndetësor Anvisa i Brazilit.

Sipas Universitetit të Sao Paulo, i cili ndihmon në koordinimin e fazës së tretë të provës klinike, viktima ishte brazilian. Ai thuhet se ishte 28 vjeç, ndërsa nuk dihet nëse po merrte vaksinën.

Raporti i vdekjes nuk specifikon në cilat kushte dhe nga cilat ndërlikime ka ardhur vdekja e personit që ka marrë pjesë në hetimin e vaksinës.

Prova e vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA është ndaluar që nga 6 shtatori , pasi njëri prej vullnetarëve thuhet se u diagnostikua me një sëmundje të rrallë.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back