Globi

Morën pjesë në protesta, Rusia dëbon tre diplomatë evropianë

Shkruar nga Liberale
Morën pjesë në protesta, Rusia dëbon tre diplomatë

Rusia dëboi diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia pse morën pjesë në protestat pro Alexey Navalnyt.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi të premten se vendimi është marrë pas bisedimeve midis ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell.

Ky i fundit pati vizitën e parë në Moskë. Menjëherë sapo doli vendimi i Rusisë, Ministria e Jashtme suedeze konfirmoi se diplomati i tyre është dëbuar.

Teksa mediat shkruajnë se diplomati suedez ka marrë pjesë në një tubim më 23 janar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se këto janë veprime të pakoordinuara. Ajo theksoi se Moska do të merret me çdo rast të tillë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH