Analizë

Moralisht e neveritshme sesi korporatat po e shfrytëzojnë krizën

Shkruar nga Liberale
Moralisht e neveritshme sesi korporatat po e shfrytëzojnë krizën

Robert Reich

 

Përdorimi i pushtetit dhe privilegjeve për të shfrytëzuar të dobëtit dhe të brishtët përballë një kërcënimi të përgjithshëm, është moralisht e neveritshme. Quajeni "Burring", pasi senatori Richard Burr shiti aksionet e tij!

Shoqëritë e mbërthyera nga luftëra kataklizmike, depresione apo pandemi mund të bëhen tejet sensitive ndaj pushtetit dhe privilegjeve. Javë përpara se koronavirusi të shkatërronte tregun e aksioneve të ShBA-së, senatori republikan Richard Burr mesa duket përdori informacion që e dispononte nga roli i tij si kreu i komitetit të inteligjencës së Senatit rreth ashpërsisë të pandemisë që po afrohej për të zbrazur 33 aksione, në pronësi të tij dhe të bashkëshortes. Ata u çmuan me një vlerë mes 628,033 dollarë dhe 1.72 milionë dollarë, në disa industri që kishin gjasa të goditeshin më fort gjatë shpërthimit botëror.

Ndërsa e falte publikisht fjalimin optimist të Trump në atë kohë, Burr u besoi disa prej financuesve të tij politikë se sëmundja do të ishte e krahasueshme me pandeminë vdekjeprurëse të gripit të vitit 1918.Pastaj tregu u ngatërrua, së bashku me kursimet e pensioneve të miliona amerikanëve. Edhe disa ekspertë në Fox News tani kërkojnë dorëheqjen e Burr-it. Kur shoqëria përballet me një kërcënim të përbashkët, shfrytëzimi i një avantazhi të veçantë është moralisht i pështirë.

Quajeni atë “Burring”. Sado i tolerueshëm mund të jetë në kohë normale Burring, tani nuk është. Në kohë normale, korporatat marrin favorizime të veçanta nga Uashingtoni në këmbim të kontributeve të bujshme të fushatës, dhe askujt nuk i bie në sy. Kujtoni uljen e taksave nga Trump, e cila u dha 1.9 trilion  dollarë korporatave të mëdha dhe të pasurve. Koronavirusi duhet ta ketë ndryshuar biznesin, si zakonisht. Por paketa e ndihmës republikane e  javës së kaluar nga  Senati, që u dha  linjave ajrore 58 miliardë  dollarë dhe miliarda më shumë për industri të tjera, është “Burring” i pastër.

Udhëheqësi i maxhorancës së Senatit Mitch McConnell u përpoq në mënyrë të çalë ta dallonte atë nga skemat famëkeqe të shpëtimit bankar, të vitit 2008. “Nuk po flasim për një mbrojtje të financuar nga taksapaguesit për kompanitë,  që kanë bërë gabime. Po flasim për kredi, të cilat duhet të paguhen, për punëdhënësit amerikanë, të cilët vetë qeveria po i shkatërron përkohësisht për hir të shëndetit publik”. Por linjat ajrore janë mjaftueshëm të mëdha për të marrë kreditë e tyre nga bankat me norma të larta interesi. Avionët e tyre dhe koncesionet e aeroporteve  për ulje,  janë kolateral më se i përshtatshëm.

Pse meritojnë të shpëtohen linjat ajrore ? Gjatë dekadës së fundit ata shpenzuan 96% të fluksit të tyre të parave të gatshme, përfshirë miliarda në kursimet e taksave si pasojë e shkurtimit të taksave nga  Trump, për të blerë sërish aksione nga stoku i aksioneve të tyre. Kjo rriti shpërblimet ekzekutive dhe kënaqi investitorët e pasur,  por nuk bëri asgjë për të forcuar linjat ajrore për një afat të gjatë. Ndërkohë, katër transportuesit më të mëdhenj fituan aq shumë fuqi në treg, saqë  rritën çmimet për udhëtimet më popullore dhe shkurtuan  shërbimet.

Drejtori i Përgjithshëm i “United”, Oscar Munoz bëri “Burring” e vet të premten, duke paralajmëruar se nëse Kongresi nuk do t’i shpëtonte  linjat ajrore deri në fund të marsit, “United” do të nisë të pushojë punonjësit. Por, edhe nëse do t’i shpëtojë, cilat janë shanset që “United” të paguante të gjithë punëtorët e tij nëse pandemia do ta detyronte atë të ndalonte fluturimet? Pagesa e shpëtimit do të ishte për aksionerët dhe drejtuesit, jo punëtorët.

Ndërsa është bujar ndaj linjave ajrore dhe industrive të tjera, projektligji republikan është absurdisht i rreptë ndaj njerëzve, duke parashikuar një pagesë të vetme deri në 1.200 dollarë për çdo të rritur dhe 500 dollarë për fëmijë. Rreth 64 milion familje me të ardhura nën 50,000 dollarë do të merrnin deri në 600 dollarë. Kjo do të ishte thuajse asgjë për të ndihmuar humbësit e vendeve të punës që të paguajnë hipotekat, qiratë dhe faturat e tjera për kohëzgjatjen e krizës, që pritet të jetë së paku edhe në  tre muajt e ardhshëm.

Projektligji republikan i koronavirus është aq “Burring” sa një legjislacion mund të jetë –duke ekspozuar strukturën themelore të pushtetit në Amerikë aq qartë sa tregtia e aksioneve të Burr-it. Në këtë krizë kombëtare, është po aq i neveritshëm moralisht. Hidhini një sy mënyrës sesi korporatat e mëdha po i trajtojnë punëtorët me orë pune  në këtë pandemi dhe do të  vini re më shumë “Burring”.

Walmart, punëdhënësi më i madh në Amerikë, nuk u jep punonjësve të tij pushim të paguar dhe i kufizon 500,000 punëtorët e tij me kohë të pjesshme me 48 orë kohë të paguar,  në vit. Kjo politikë “Burring” tani po kërcënon jetë të panumërta. (Në një studim, 88% e punonjësve të Walmart raportojnë që ndonjëherë vijnë në punë, kur janë të sëmurë.)

Asnjë nga gjigantët e industrisë së ushqimit të shpejtë –McDonald’s, Burger King, Pizza Hut, Duncan Donuts, Wendy’s, Taco Bell, Subway –nuk ua paguan punonjësve raportin mjekësor. Amazon, një nga korporatat më të pasura në botë, e cila nuk pagoi pothuajse asnjë taksë vitin e kaluar, po ofron pushim pa pagesë për punëtorët që janë të sëmurë dhe vetëm dy javë pushim të paguar për punëtorët, që testohen  pozitivisht me  virusin. Ndërkohë, kërkon që punonjësit e saj të vendosen në orar të detyrueshëm.

Këtu është më “Burring” nga të gjitha: Këto korporata janë siguruar që ato dhe kompanitë e tjera me më shumë se 500 të punësuar janë të liruar nga kërkesa në projektligjin e koronavirusit të Dhomës së Përfaqësuesve, që punëdhënësit të ofrojnë pushim të paguar për sëmundje.

Në një kohë kur pothuajse të gjithë ndjehen të shqetësuar dhe të frikësuar, përdorimi i pushtetit dhe privilegjit për të shfrytëzuar dobësitë dhe cenueshmërinë e të tjerëve është moralisht e patolerueshme.Jemi të gjithë bashkë në këtë, ose duhet të ishim. Çfarëdolloj forme të marrë, “Burring” duhet të ndalet. *The Guardian/Liberale.al

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH