Globi

Monumenti i Skënderbeut do vendoset në Ulqin, 'lufta' për gjuhën

Shkruar nga Liberale
Monumenti i Skënderbeut do vendoset në Ulqin, 'lufta'

Mediat malazeze kanë publikuar lajmin se Ministria e Kulturës i dha miratimin Komunës së Ulqinit për vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriot Skenderbeu në rrethrrotullimin e bulevardit që mbante emrin e heroit kombëtar shqiptar.

Kryetari Ljoro Nrekiç e konfirmoi lajmin, duke theksuar se Ministria ka aprovuar ndërtimin e një monumenti prej bronzi, një metra e gjysmë të lartë, në një bazament prej tre metra e gjysmë. Këshilltarët bashkiakë të Ulqinit kishin propozuar vendosjen e monumentit me një lartësi 5 metra. Projekti është korigjuar disa herë në lidhje me madhësinë e tij deri sa Ministria e Kulturës e drejtuar nga Aleksandar Bogdanoviç, mori vendimin e fundit. Për herë të parë, Nrekic mori miratimin nga Ministria e Kulturës për propozimin për programin dhe ndërtimin e monumentit për Gjergj Kastrioti, por asambleja vendase miratoi vendimin e paraqitur me emrin e plotë të heroit – Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Në mars, Ministria nxori një vendim për aprovimin e ndryshimeve në programin për ngritjen e përmendoreve, që kishin të bënin me fshirjen e fjalës “Đurađ” dhe shtimin e fjalës “Skenderbeg” pas fjalës “Kastrioti”. Në fund të muajit tetor, parlamenti vendor miratoi propozimin e programit, në mënyrë që Ministria të aprovonte kërkesën e Nrekic në fillim të nëntorit.

Propozimi i ri, bazuar në projektin e arkitektit Shpetim Marai nga Ulqini, ndër të tjera, thekson se fronti në piedestalin e monumentit do të shkruhet në gjuhën shqipe “Gjeregj Kastrioti Skenderbeu 1405-1468” dhe gjuhën malazeze “Gjerg Kastrioti Skenderbeg 1405-1468”.

Afati i ngritjes së monumentit është marsi i këtij viti, ndërsa paratë do të sigurohen nga diaspora shqiptaro-malazeze e bashkuar në fondacionin Simon Filipaj me OJQ-në Don Gjon Buzuka, i cili është iniciatori i projektit.

Monumenti do të jetë një kopje e një monumentit ekzistues në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH