Globi

Monumenti grek, dedikuar grave që luftuan fashizmin në kufirin me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale

Është një monument relativisht i panjohur, ndër të shumtët e Luftës së Dytë Botërore, që i dedikohet trimërive të Pindosit të cilët kontribuan në fitoren e madhe kundër ushtrisë italiane.

“Heroinat e heshtura të 28 tetorit 1940 janë padyshim gratë e Pindosit, gra të forta, të palëkundura që ndihmuan burrat të bënin betejat përgjatë maleve kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shkruajnë mediat helene lidhur me monumentin.

Statuja është ngritur në këtë zonë, në vitin 1993. Është vepër e skulptorit Georgios Kalakallas dhe lartësia e saj arrin 6 metra (20 këmbë), ndërsa pesha e saj është 1.7 ton.

Ai i kushtohet kujtimit të grave të Zagorit që me vetëmohim u sakrifikuan për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit të forcave italiane në vjeshtën e vitit 1940. Shumë nga gratë e Pindos ishin nga fshatrat e rajonit të Zagorit, që ndodheshin 80 kilometra (50 milje) nga Janina.

Në kohën e përpjekjes së italianëve për të pushtuar nga Shqipëria, rruga e italianeve u ndërpre, edhe për shkak të rolit që patën gratë në luftë.

Prej andej, gratë zagoriane duhej të ngjiteshin në male duke mbajtur furnizimet në shpinë, ose me gomarë.

Në nëntor të vitit 1940, ushtarët grekë ishin fortifikuar në male dhe po luftonin në zonën e Vrisochorit. Megjithatë, për shkak të largësisë nga Zagori, fshati më i afërt, ata u përballën me probleme serioze me furnizimin me municion ushqimor dhe ujë.

Gratë e Zagorit morën pjesë aktive në luftë me furnizimet e tyre në kohë për forcat greke që luftonin për të ndalur pushtuesit fashistë, të cilët përpiqeshin të arrinin në Metsovë përmes luginës së Aoos.

Grekët i quajnë heroinat e luftës greko-italiane, “Gratë e Pindosit”. Mediat helene kanë përshkruar sesi nderohen ata që luftuan kundër nazizmit. Kështu që nuk duhet të ketë dilema për ata që janë ngritur dhe kanë luftuar kundër pushtuesve fashistë edhe në Shqipëri, sikurse nuk duhet ngatërruar lufta e shqiptarëve për liri, me vitet e errëta të komunizmit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH