Politikë

Monika Kryemadhi reagon ndaj kritikave të Edi Ramës

Shkruar nga Liberale
Monika Kryemadhi reagon ndaj kritikave të Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar me kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi e quan kryeministri i inceneratorëve, duke i bërë presion shqiptarëve dhe i kujton rrogat, makinat e popullit të thjeshtë.

Reagimi i plotë: 

Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.

Ndërkohë, AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njëra nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punonjës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.

A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH