Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

Shkruar nga Liberale
Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga protesa tha se detyra e opozitës është të mos zhgënjejë qytetarët, siç bëri një vit më parë.

Kryemadhi mbajti fjalimin e saj përpara protestuesve në bulevard me flamurin kuq e zi në dorë.

“Ju sot më shumë se kurrë jeni ata që na jepni ne më shumë forcë për ta përballur këtë situatë. Edhe ju vënia si ata që ju prishen shtëpitë. Sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, sot më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri ynë shqiptar.

Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijërave shqiptarëve. Ky flamur ka rëndësinë më të madhe sepse Edi Rama me Open Balkan kërkon ta çnderojë. Të valëvisim fort flamurin tonë, duke kthyer djemtë dhe vajzat që kanë ikur.

Ky bulevard është mbushur, po jep edhe njëherë shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Detyra e opozitës është që të mos zhgënjejmë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë. të mblidhemi për të shpëtuar Shqipërinë.

Edi Rama është një vegël qorre e grupeve anti shqiptare. Siç shiti Kosovën, po shet edhe Shqipërinë. Shqipëria është be shqiptarëve dhe jo e politikanëve. Shqiptarët do të kërkojnë të qeverisen nga politikanë të mirë”, deklaroi Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH