Life Style

Monedha që vlen më shumë se 2,300 dollarë

               Publikuar në : 19:52 - 20/10/20 liberale

Një tregtar nga Brisbane, kryeqyteti i shtetit Australian të Queensland, ka gjetur një monedhë jashtëzakonisht të rrallë me vlerë prej më shumë se 2300 dollarë.

Wayne Ryan, 40 vjeç, e zbuloi monedhën me anë të një detektori metalesh dhe menjëherë filloi gërmimin afër një pemë të madhe.

Nga rrënja e pemës ai nxori monedhën sovrane prej ari, nga viti 1885. Me figurë të Mbretëreshës Viktoria në moshë të re, nga njëra anë dhe në anën e pasme me pamjen e St’George, monedha është e bërë nga ari 22 karat dhe është një nga vetëm 1,486,000 monedhat që ishin emetuar në qytetin e Uellsit të Ri Jugor atë vit.

Këto monedha janë bërë për Mbretëreshën Victoria pothuajse çdo vit nga 1838 në 1901, me tre modele kryesore ku duket koka e Mbretëreshës dhe dy modele të kundërta.

Ryan, i cili drejton një grup në Facebook, me emrin, Virgin Grounds Metal Detecting, tha se është shumë e rrallë që njerëzit të gjejnë moendha të tilla ari me detektorë metali.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back