Aktualitet

Momenti i vrasjes në Kavajë, u qëllua teksa pinte kafe me të atin. Pas krimit autori u largua në këmbë

Shkruar nga Liberale
Momenti i vrasjes në Kavajë, u qëllua teksa pinte kafe me të

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Kavajë.

Si pasojë mbeti i vrarë Arjan Gosa vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra në muajin mars si pasojë, e një konflikti me Sali Rexhën.

Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, ku një person ende i paidentifikuar ka shkuar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë Arjanin.

Më pas mësohet se autori është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia po shikon kamerat për të identifikuar autorin e krimit.

Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, tha policia në një njoftim për mediat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH