Aktualitet

Moisi Habilaj del nga burgu, por nuk do të kthehet në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Moisi Habilaj del nga burgu, por nuk do të kthehet në Shqipëri

Mediat italiane shkruajnë se Moisi Habilaj është liruar nga burgu në Itali. Sipas tyre, në apel gjykatësi vendosi ta dërgojë trafikantin shqiptar në arrest shtëpie. Habilaj akuzohej nga Prokuroria italiane se ishte në krye të një bande të lidhur me trafikimin e drogës dhe armëve nga Shqipëria drejt Sicilisë.

Procesi pati interes të madh edhe në Shqipëri, pasi Habilaj ishte kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili gjithashtu u akuzua nga Prokuroria shqiptare për bashkëpunim me grupin e organizuar kriminal.

Në qershor të vitit 2019, Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj burg. Por pas vendimit të Apelit, Habilaj do të kalojë në arrest shtëpie, në banesën e vëllait të tij pranë Katanias. Avokatët argumentuan gjatë seancës së apelit se në burg nuk ishin kushtet e duhura për të kryer dënimin.

42-vjeçari do të duhet të respektojë disa rregulla, si ai i ndalimit të komunikimit me asnjë person tjetër jashtë atyre me të cilët do të banojë dhe avokatëve të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH