Globi

Mogherini puth Thaçin, Vuçiç e ngacmon: Ka më shumë dëshirë me ty…

Shkruar nga Liberale
Mogherini puth Thaçin, Vuçiç e ngacmon: Ka më

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka mbledhur mbrëmjen e djeshme liderët e vendeve të Ballkanit, në një takim lamtumire, pasi më 1 dhjetor ajo do të largohet nga detyra.

Ajo çka ka tërhequr vëmendjen në këtë takim, kanë qenë thumbime e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndaj atij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, ndërsa Thaçi nuk thotë asnjë fjalë.

Ndërkaq Vuçiç nuk ndalet: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/InteraktivKohavisionOfficial/videos/488336515355353/?t=0

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1098501,1098500,1098499,1098498"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH