Globi

Modelja me origjinë palestineze, Gigi Hadid dënon terrorizmin e Hamasit: Lutem për të pafajshmit!

Shkruar nga Liberale
Modelja me origjinë palestineze, Gigi Hadid dënon terrorizmin e

Modelja 28-vjeçare, Gigi Hadid e cila është me origjinë palestineze, shprehu zemërimin e saj për "terrorizmin kundër të pafajshmëve" pas sulmit nga  Hamasi ndaj Izraelit.

Në një postim në rrjetet  sociale Hadid foli për një "tragjedi të pakuptimtë", duke shtuar se mendimet e saj, dashuria, forca e saj janë me të gjithë të prekurit nga lufta në Izrael, veçanërisht "të pafajshmit, shumë prej të cilëve janë fëmijë "

Ajo sqaron se ndërsa "i thyhet zemra" për luftën në  Izrael dhe jetën nën okupim në Palestinë, ajo gjithashtu thotë se ndjen "një përgjegjësi" për miqtë e saj izraelitë.

"Terrorizmi kundër njerëzve të pafajshëm nuk përputhet dhe nuk është i mirë për lëvizjen "Palestina e Lirë", ka shkruar Hadid në postimin e saj.

“E di që fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të shëruar plagët e kaq shumë njerëzve, por gjithmonë lutem për sigurinë e jetëve të pafajshme”, përfundoi ajo .

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH