Showbiz

Foto/ Modelja e "Victoria's Secret", me koronavirus në spital

Shkruar nga Liberale

Modelja 30 vjeçare e "Victoria’s Secret", Alexina Graham ka deklaruar se është prekur nga koronavirusi, duke publikuar një foto nga spitali.

"Isha e frikësuar, kisha dhimbje dhe nuk e dija ç'më priste, por motra u kujdes për mua. Disa njerëz akoma nuk e kanë marrë seriozisht sepse i shoh në lajme që mblidhen dhe bëjnë festa. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Kjo është e frikshme. Kam vjellë disa herë gjatë ditës, kam patur ethe dhe më pas dhimbje të forta trupi. Më merreshin mendtë, mezi merrja frymë, mezi flisja, më dhimbte kraharori, nuk bëja dot një dush e vetme sepse doja ndihmë. Madje edhe ngrënia u bë e vështirë! Ju lutem merreni seriozisht dhe kujdesuni për veten!", shkruan modelja. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH