Këngëtarja Rina Balaj, u bë e njohur përveçse me muzikën e saj, edhe për lidhjen me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
Modeli “butterfly” ose prerja “flutur” është një model flokësh që të jep iluzionin e flokëve të shkurtër, një trend tashmë që shumë vajza shqiptare ndër to edhe vajzat e showbizit e kanë provuar. E duket se së fundmi edhe Rina Balaj nuk i ka shpëtuar dot këtij trendi dhe ditën e sotme na ka treguar se si duket ‘look-u’ i saj i ri dhe mund të themi se i shkon shumë.