Aktualitet

Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin Shkodër-Lezhë

Shkruar nga Liberale
Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në aksin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur  Rreth mesnatës, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Një automjet ka përplasur një kalimtar 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth mesnatës, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin M. P. (këmbësor), 68 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.",  njofton Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH