Aktualitet

Mjeti aksidentohet pas daljes nga parkimi, plagoset fëmija 3-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Mjeti aksidentohet pas daljes nga parkimi, plagoset fëmija 3-vjeçar

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 3-vjeçar ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Berat.

Drejtuesi i mjetit nuk ka kontrolluar rrugën kur ka dalë nga parkimi dhe si pasojë është përplasur me një makinë tip ‘Ford’ që po kalonte në rrugën kryesore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti tip ‘Ford’ është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke marrë dëmtime të konsiderueshme.

Sipas burimeve në vendngjarje, drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa një fëmijë, i cili ka qenë brenda mjetit ‘Ford’ është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH