Aktualitet

COVID/ Mjeku Sulçebe: Ja zona me pozitivitetin më të lartë në Tiranë

               Publikuar në : 12:05 - 21/07/20 liberale

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka folur sot në News24 për studimin e Akademisë së Shkencave për situatën e COVID-19 që konkludoi se një pjesë e vogël e popullatës ka fituar imunitet.

Sulçebe tregoi si u bë sutdimi dhe në cilat zona të kryeqytetit u morën kampionët e gjakut. Nga kjo ka rezultuar se njësia numër 9 është zona me pozitivitetin më të lartë.

“Ne përzgjodhëm një kampion nga dhuruesit e gjakut. Falënderojmë qendrën e dhurimit të gjakut. Ne bëmë një studim për antitrupat në fund të majit. Në 128 dhurues vetëm një doli pozitiv. Që tregon qartë që në muajt e parë të epidemisë qarkullimi i virusit në popullatën tonë ka qenë shumë i ulët. Në javën e parë të korrikut në aplikuam të njëjtin studim në një kampion më të madh individësh që u përzgjodhën në 4 qendra Shëndetësore në Tiranë, u përzgjodhën në mënyrë të rastësishme. Rezultatet ishin të tilla, në Qendrën Shëndetësore 3, doli me 6.3 % të individëve, rreth 79 individëve ishin pozitivë antitrupat ndaj SARS-COV 2. Në Laprakë pozitiviteti ishte 0. Në lagjen 8 pozitiviteti ishte 2.8%. Në lagjen 9 përqindja ishte më e lartë 17, 5%. Është një përqindje relativisht e ulët në krahasim me vende të Evropës që kanë një përqindje mesatare rreth 10%”, tha Sulçebe.

Burimi: BW

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back