Aktualitet

Mjeku Stroni: Nëse ke antitrupa je i mbrojtur për një periudhë, por…

Shkruar nga Liberale
Mjeku Stroni: Nëse ke antitrupa je i mbrojtur për një

Mjeku i njohur, Gent Stroni deklaroi se ka një tendencë të rënies së rasteve me koronavirus në vendin tonë.

“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirius. Në shumë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ka ikur rreziku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavirusin. Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresiviteti i Covid-19 tek pacientët. Ka dhe raste agresiviteti, patjetër”, deklaroi mjeku për "News 24". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH