Aktualitet

Mjeku shqiptar në Itali: Pse situata nuk është alarmante si në mars

Shkruar nga Liberale
Mjeku shqiptar në Itali: Pse situata nuk është alarmante si

Mjeku shqiptar që shërben prej vitesh në Lodi të Italisë, Alban Beltoja, foli në një lidhje me “Skype” për News24 për rritjen e shifrave nga koronavirusi në vendin fqinj, duke thënë se diferenca nga muaji mars është se në atë kohë këto shifra ishin vetëm në Lombardi, ndërsa tani janë në të gjithë Italinë.

Sipas tij, në këtë valë të dytë të virusit të rëndë më e rrezikuar është pjesa jugore e Italisë, pasi në veri shifrat janë më të vogla dhe kjo zonë është në një valë të sheshtë të pandemisë.

“Numrat nuk janë ato të marsit. Nëse në mars kemi përdorur dy spitale, tani kemi vetëm tre reparte që janë në dispozicion të të sëmurëve me Covid, ku shumica na vijnë nga Milano. Është jashtë çdo dyshimi që këta të shtruar të mos jenë me Covid. Është gjëja më e natyrshme që një person të arrijë në spital me shenjat e Covid dhe të jetë i infektuar. Pas 26-48 orë me temperaturë është e sigurt që tamponi nxjerr pozitivitetin. Këtu përdoren testet e shpejta nga struktura të posaçme të vendosura në rrugë, që iu bëhet qytetarëve në makinë, dhe në momentin që ata dalin pozitivë, bëhet test tjetër. Deri më tani gati 90% e atyre që kanë vdekur është parë që shkaku kryesor ka qenë nga koronavirusi. Më pak e 1% e viktimave janë nën 50 vjeç, shumica janë mbi këtë moshë dhe me sëmundje shoqëruese. Pra, ata kanë pasur komplikacione nga sëmundjet e tjera, por që ky komplikacion ka ardhur si pasojë e Covid. Kjo gjë reflektohet edhe në kartelën e pacientit. Intubimi është një fazë shumë shumë e vonshme e pacientëve. Gjëja më kryesore është që njerëzit të mbrohen sa më shumë, duke respektuar masat, dhe nëse sëmuren, të merren sa më shpejt nën kujdes dhe të nisë trajtimi i duhur", tha mjeku Beltoja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH