Aktualitet

Mjeku shqiptar në Itali: Ja pse po rriten rastet në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Mjeku shqiptar në Itali: Ja pse po rriten rastet në Shqipëri

Në një intervistë për "News 24", mjeku shqiptar që punon në spitalin e Lodit në Itali, Alban Beltoja tha se shifrat e fundit të koronavirusit tregojnë se trendi është në rënie, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal.

I pyetur nëse mund të rikthehet vala e dytë edhe më agresive, mjeku u shpreh se mund të ketë valë të dytë, por mund të jetë më e lehtë, nëse zbatohet rregulli i distancimit social.

Ndërsa sa i përket shtimit të rasteve në Shqipëri, ai u shpreh se ka ndodhur për shkak të uljes së vigjilencës, kujdesit, dhe uljes së masave mbrojtëse. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH