Aktualitet

Mjeku shpërndan studimin izraelit: Super lajm, vaksina funksionon

Shkruar nga Liberale
Mjeku shpërndan studimin izraelit: Super lajm, vaksina funksionon

Duke publikuar një studim në Izrael, shtet i cili ka numrin më të lartë të popullsisë së vaksinuar, mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, thotë se vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë.

Sipas tij, ky rezultat është nxjerrë përpunimi i të dhënave të fushatës së vaksinimit nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael. Alimehmeti thotë më tej se ky rezultat është i përafërt me rezultatin e publikuar nga kompania e prodhimit të vaksinës.

Sipas ti, është e detyrueshme marrja e dozës së dytë, për ta rritur më tej mbrojtjen.

Postimi:

Super lajm i mirë miqtë e mi!

Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!

Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael.

Në total u studiuan:

-503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);

-351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).

Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:

-0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe

-0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.

Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.

Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.

Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:

- 44.5% te moshat mbi 60 vjeç,

- 50.2% te individët më të rinj,

- 50.0% te femrat, dhe

- 52.1% te meshkujt.

Autorët dalin në përfundimin se:

Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)

Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.

Super lajm!

Vaksina funksionon në popullatë!

Nuk duhet humbur kohë!

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH