Aktualitet

Mjeku: Rastet kur nuk duhet bërë doza e tretë e vaksinës

Shkruar nga Liberale
Mjeku: Rastet kur nuk duhet bërë doza e tretë e vaksinës

Arban Domi, drejtor i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” nuk sugjeron marrjen e një doze të tretë për individët e shëndetshëm, por inkurajon që të bëjnë një gjë të tillë moshat e thyera. Nga SHBA në një intervistë për Euronews Albania, Domi tha se nuk përkrah as vaksinimit për fëmijët nën 16 vjeç.

Për moshat e thyera dhe ato që kanë sëmundje, një dozë e tretë do të ketë avantazh. Për individë të shëndetshëm doza e tretë nuk do të shtonte ndonjë avantazh afatgjatë. Avantazhet për fëmijët nën 16 vjeç janë minimale. Duke mos pasur një avantazh nuk jam shumë për t’u bërë. E theksoj kjo vlen gjithmonë për fëmijët e shëndetshëm”, shprehet Domi.

Sa i takon disavantazheve, mjeku thotë se për momentin nuk ka, por nuk përjashtohet një mundësi e tillë në perspektivën afatgjatë.

Për debatin nëse vaksina duhet të bëhet me detyrim ose jo, Domi thotë se vendimmarrja duhet t’i takojë individit dhe ai duhet të informohet në mënyrë specifike për pasojat.

Rrezikshmëria për të vdekur nga vaksina është 1 në 2 milionë. Për rastin e 20-29 vjeçarëve është 40-50 fatalitete për 1 milion nëse sëmurësh nga COVID. Duke vënë këto të dhënë përpara është individi që vendos”, tha ai.

Drejtori i zhvillimit të vaksinave pranë “Geovax” thotë3 se vaksinat ekzistuese nuk kanë një zgjidhje afatgjatë për COVID dhe shpreh rezerva për përdorimin me mbi 5 dozave pasi mungojnë të dhënat e efektit negativ që mund të vijë.

“AstraZeneca dhe Johnson & Johnson nuk mund të bëhen më shumë se dy doza pasi nuk kanë më efektikasitet. Të vetmet vaksina që mund të përdoren 3-4 janë me ARN. Unë kam rezervat e mia për përdorimin e këtyre vaksinave në një numër të shumëfishuar 5, 6 apo 7 herë nga përbërja e vaksinës, pasi nuk ka të dhënë të mjaftueshme ose nuk ka aspak për ndikimet afatgjatë”, deklaroi Domi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH