Aktualitet

Mjeku psikiatër flet për vrasësin e 8-vjeçarit: Është kriminel si gjithë të tjerët

Shkruar nga Liberale
Mjeku psikiatër flet për vrasësin e 8-vjeçarit:

Mjeku psikiatër, Neli Demi në një lidhje live për emisionin ‘Open’ ka folur rreth ngjarjes makabër së ndodhur ditën e djeshme në një prej fshatrave të Fierit, ku trupi i pajetë i një tetë vjeçari u gjet i groposur në oborrin e fqinjit të tij, Klodian Çalamanit.

Mjeku tha se autori është një kriminelë si gjithë të tjerët, pasi është i ndërgjegjshëm për krimin e kryer, por nuk përjashtohet fakti se ka një çrregullim të caktuar mendor dhe ka probleme me personalitetin.

Neli Demi, mjek psikiatër: Jo të gjithë ata persona që kanë një çrregullim të caktuar janë subjekt i ligjit për shtrim të detyrueshëm. Bëhet fjalë për personat që nuk janë të ndërgjegjshëm për krimin që kanë kryer. Ky person ka një çrregullim të caktuar, por nuk e përjashton, është një kriminel si gjithë të tjerët. Shumica e tyre kanë të njëjtin çrregullim. Po çojmë diskutimin në drejtim të gabuar. Duke folur për shëndetin mendor të këtij personi. Ishte me probleme të personalitetit. Shëndeti mendor do kishin qenë pjesë e paketës që mund ti ofrohej këtij individi, ndëshkimi i tij herën e parë në burg duhej shoqëruar me pjesën tjetër të paketës. Çfarë ndodh me një person që del nga burgu, burgu është heqje lirie por nuk shoqërohet me rehabilitim. Ky është një person që nga ana kulturore, shoqërore, familjare, është një person që nuk ka çfarë humbet, mund të kryejë edhe krime të tjerë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH