Aktualitet

Mjeku pneumolog tregon rastet kur duhet të bëhet grafia dhe skaneri

               Publikuar në : 19:17 - 06/03/21 liberale

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, mjeku i njohur pneumolog, Ardian Jorgji u shpreh se në fazat e hershme të Covidit, skaneri apo grafia nuk tregon asgjë në lidhje me virusin.

Madje, sipas tij në fazat e hershme, pacientët me Covid nuk dallohen edhe nëse i dëgjon me veshë.

“Në dëmtimet e Covidit grafia nuk është një armë që ndihmon shumë dhe sidomos në fazat e para, po flas për të rriturit. Në fazat e para nuk tregon asgjë. Madje edhe në dëmet e lehta nuk tregon asgjë. Kjo e bën të vështirë diagnostikimi.

Të gjithë të sëmurët unë i dëgjoj me veshë, por në fazat e para nuk mund të dëgjohet asgjë me veshtë dhe dëmtimet mund të kenë nisur. Prandaj mbështetem shumë tek simptomat. Ka njerëz që kanë kaluar covidin dhe unë nuk i kam bërë skaner. Por këtu duhet edhe një marrëveshje me pacientin që ndiqemi në këtë mënyrë dhe shikojmë rrugës. Nëse nuk kemi shqetësime dhe e kalojmë lehtë vetëm bëjmë ndjekjen klinike.

Pra skaneri është një zgjedhje e pacientit. Ka njerëz që insistojnë, pacientët më thonë unë dua të bëj skaner. Unë i them që skaneri nuk është mjekim.

Nëse mjeku ka nevojë të sqarojë ecurinë e sëmundjes atëherë duhet bërë skaneri. Për të tjerat kam rezerva. Po bie dakord gjithë komuniteti shkencor që edhe përgjigja ndaj covidi është individuale. Prandaj theksoj ndjekjen klinike. Nuk jam partizan i ndjekjes nëpërmjet telefonit”, tha ai.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back