Aktualitet

Mjeku Pipero: Në fund të majit sugjeroj të hapen edhe fundjavat!

               Publikuar në : 13:19 - 23/05/20 liberale

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në News 24 tha se sugjeron që në fund të majit të hapen edhe fundjavat.

Ai thotë se intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta.

S“Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”, tha Pipero.

Sa për zhvillimin e protestave, Pipero u shpreh se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret.

Por ai tha se në raste grumbullimesh duhet të ruhet distanca sociale, duhet të mbajnë edhe maska. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back