Aktualitet

Mjeku kundër ‘rrymës’, i diplomuar për mjekësi në Selanik, kthehet të punojë në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Mjeku kundër ‘rrymës’, i diplomuar për mjekësi

Shumica e të rinjve të arsimuar në Shqipëri, sidomos ata që janë diplomuar në fushën e mjekësisë, zgjedhin të largohen nga vendi. Vitet e fundit destinacion është bërë Gjermania. Fenomeni i plakjes së popullsisë në Europë ka shtuar për shumë vende nevojën e kujdesit shëndetësor. Kushtet më të mira të punës, pagat më të larta, dhe një e ardhme më e sigurt, janë faktorët që kanë detyruar të rinjtë shqiptarë të braktisin gjatë këtyre viteve masivisht vendin e tyre.

Medalja ka edhe një anë tjetër. Gjirokastra është një ndër qarqet më të prekura në vendin tonë nga largimi masiv i të rinjve.  Qyteti i gurtë tregon edhe raste kur të rinjtë, të shkolluar jashtë kthehen për të shërbyer në vendlindje. I tillë është rasti i mjekut, Elvis Guce që u shërben banorëve të fshatit Picar të Gjirokastrës.

Mjeku Elvis Guce që prej muajit maj po u shërben banorëve të fshatit Picar. Aty ai ka edhe vendlindjen. I shkolluar në Gjirokastër dhe i diplomuar në Selanik për mjekësi, Elvis Guce, me betimin e Hipokratit dhe me dëshirën për të qenë pranë familjes dhe për të parë vendlindjen e tij, vendosi që nga muaji maj të rikthehej në vendlindje dhe t'i shërbejë bashkëfshatarëve të tij.

Rikthimi i mjekut Elvis Guce por dhe i shumë të rinjve dhe specialistëve të tjerë që janë shkolluar jashtë Shqipërisë, në këto ikje të mëdha, nuk stonon aspak me dëshirën që kanë të rinjtë të specializuar jashtë për të qenë pranë të afërmve dhe për t'i shërbyer vendlindjes. Pak, por në vendin tënd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH