Aktualitet

Mjeku italian kundër vaksinës së Covid: Sjell dëme të pariparueshme

Shkruar nga Liberale
Mjeku italian kundër vaksinës së Covid: Sjell dëme të

Teori të shumta konspirative qarkullojnë sa i takon vërtetësisë së pandemisë. Së fundmi, mjeku italian Roberto Petrella, i specializuar në obstetro gjinekologji, i cili ka klinikën e tij mjekësore në Terramo është kundër bërjes së tamponit.

Sipas tij, tamponi përmban baktere dhe krijon infeksione. Gjithashtu Petrella është edhe kundër vaksinës, pasi sipas tij ajo jo vetëm që nuk ndihmon, por edhe dëmton.

"Vaksinat në vetvete janë të rrezikshme, të gjitha, pasi vaksinat nuk janë një si dikur, kur bëhej një e nga një. Truri sipas anatomopatlogut holandez, piqet në moshën 3 vjeçare. Prandaj të gjitha këto vaksina që janë me dhjetëra krijojnë një deficencë imunitare në sistemin e fëmijës, prandaj shkojnë kundër të gjitha sëmundjeve që mund të imagjinohen. Autizmi në vitet '70 ishte një në 100 mijë, sot është  1 fëmijë në 10. Shkollat në Itali janë plot me fëmijë autik. Çfarë duan të bëjnë me këto vaksina? Nuk ekzistojnë në botë 10 vaksina detyruese që gënjeshtari planetar Renci, bashkë me atë gruan e parëndësishme që në vitin 2014 firmosi bashkë me Obamën për të vaksinuar fëmijën me 10 vaksina të detyrueshme. Sistemi imunitar shkatërrohet kështu. me këto vaksina bëhen edhe papilomaviruset. Të gjitha këtyre vaksinave, iu shtohet vaksina e Covid-19, e cila nuk ekziston. Është eksperimentuar në laborator, nuk është vaksinë natyrale, është e modifikuar gjenetikisht. Vaksina e fruthit, difterisë, etj, të gjitha këto vaksina, shto edhe Covid-19, përfshirë edhe atë të gripit, e shkatërrojnë trupin e njeriut. Prandaj kur vjen në një moshë njeriu ka një mal me sëmundje, diabeti, skleroza, humbja e kujtesës, etj. Në fakt, njerëzit jetonin dikur deri në 100 vjeç, sepse nuk vaksinoheshin.

Vaksina nuk bën asgjë për Covid, pasi ai ndryshon vazhdimisht. Nuk është i njëjti dhe do të krijohen dëme të pariparueshme dhe të pandreqshme. Uroj që vaksina të mos jetë me detyrim në Itali, sepse nëse do të jetë me detyrim ka për të pasur luftë civile, sepse duan të na shkatërrojnë. Po na shkatërrojnë që tani me izolimet. Njerëzit dalin me maska, kanë frikë. Për mendimin tim Covid-19 nuk ekziston, është shpikur për panik dhe për të arritur realizimin e vaksinës. Fundja unë kam informacion që nga koha e Shirakut, Covid-i studiohej që atëherë me Kinën, prandaj kanë krijuar një laborator në Kinë. Kjo pandemi është organizuar nga mafia mjekësore, nga kompanitë farmaceutike dhe disa personazhe që quhen Bill Gates dhe të tjerë të pasur, sepse ata duan shfarosjen e popullsisë. Duan të shkatërrojnë të ardhmen tonë duke na shkatërruar trurin", tha mjeku në 'Shqipëria Live'.

Petrella u përjashtua nga Kolegji Mjekësor Teramo në 2019 për qëndrimin e tij kundër vaksinës së virusit të papillomës njerëzore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH