Aktualitet

Mjeku i njohur: Duhet të bëjmë plazh, uji i detit e vret virusin

Shkruar nga Liberale
Mjeku i njohur: Duhet të bëjmë plazh, uji i detit e vret virusin

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti tha në emisionin "Open" në Top Channel se duhet bërë plazh këtë vit sepse uji i detit e vret virusin.

"Uji i detit përmban kripë dhe jod që e vrasin virusin. Ata që nuk lejojnë qytetarët të futen në det, nuk e paskan kuptuar akoma nayrën e virusit.

Edhe pishina nuk është problem. Në pishinë thjesht duhet pasur parasysh grumbullimi i njerëzve. Në pishina grumbullohen shumë persona", tha Alimehmeti. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH