Aktualitet

Mjeku: E palogjikshme vendosja e maskës në ambiente të hapura

               Publikuar në : 21:25 - 13/10/20 liberale

Mjeku Artan Koni i ftuar në emisionin ”Real Story” ka dalë hapur kundër vendosjes me detyrim të maskës në ambiente të hapura.

Sipas tij është e panevojshme që maska të vendoset kur je vetëm në ambient të hapur dhe s’ke asnjë rrotull. Për Konin maska vendoset atëherë kur nuk ruhet distancimi social dhe ku ka turma njerëzish apo ambiente të mbyllura.

“Nuk mendoj se maskat janë të panevojshme, duhen sepse parandalojnë, por aty ku duhen. Nuk bëhet fjalë thjesht për maska, shohim diçka. Maskat duhet të jenë të detyrueshme kur nuk respektohet distanca, kur ka turma të mëdha, kur jemi në ambiente të mbyllura. Nuk e shoh të logjikshme të jetë në ambiente të hapura.

Realisht maskat nuk mbrojnë, është 0% mbrojtja nga maskat artizanale. Por si do ndodhë. Do na subvencionojë shteti? Sepse maskat që mbrojnë janë të shtrenjta, dhe nuk përdoren çdo ditë të njëjtat,”– tha Koni.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back