Aktualitet

Mjeku: Duhen 3 mijë testime në ditë që ta kemi situatën në kontroll!

Shkruar nga Liberale
Mjeku: Duhen 3 mijë testime në ditë që ta kemi situatën

Mjeku Arjan Mezini i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 deklaron se Shqipëria teston pak. Kjo sipas tij ka çuar në shtimin e rasteve dhe daljen e situatës nga kontrolli.

“Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Eshtë rritur numri i testeve, por prapë është i pakët. 800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit ti identifikon më shumë njerëz dhe ndjek kontaktet e tyre, ky është parandalimi. Zgjidhja nuk është spitali”,- tha ai.

Mjeku foli edhe për fluksin në spitale dhe tha se situata ishte më e rënduar në fillim të marsit.

“Kur u hapëm në fillim ngarkesa ishte e madhe. 1 mjek me 15 pacientë, tani jemi 1 me 8. Burimet njerëzore që t’i kesh nuk është aq kollaj. Duhet shtuar edhe raporti i infermiereve, se bëhet fjalë për pacientë të shtruar rëndë”,- tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH