Sociale

Mjekja: Temperaturë, ethe, kollë, ndikojnë dhe kushtet atmosferike

Shkruar nga Liberale
Mjekja: Temperaturë, ethe, kollë, ndikojnë dhe kushtet

Mjekja e familjes në Qendrën shëndetësore 10 në Tiranë Xhentiljana Nezaj, thotë se virozat po qarkullojnë në qershor pra pak më me vonesë.

“Ditët e fundit kemi një rritje të pacientëve që paraqiten me viroza të stinës. Këtu ndikojnë dhe kushtet atmosferike, ndryshimet e temperaturave etj me radhë. Pacientët paraqesin simptoma të ndryshme, por kryesisht janë ato që prekin traktin e sipërm respirator.

Ankohen për dhimbje fyti, shpesh herë edhe për dhimbje veshi, dhimbje koke, temperaturë subfebrile, deri dhe në febrile. Në krahasim me vitin e kaluar, është vënë re që situata virale, apo rritja e rasteve të pacientëve që paraqiten me viroza të stinës, është bërë pak më e vonuar.

Pra këtë situatë vitin e kaluar e kemi pasur në periudhën mars- prill, ndërsa këtë vit e shikojmë pak më me vonesë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH