Aktualitet

Mjekja: Maska nuk është e nevojshme nëse ruhet distanca 2 metra

Shkruar nga Liberale
Mjekja: Maska nuk është e nevojshme nëse ruhet distanca 2 metra

Nga sot, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë me detyrim pas miratimit të aktit normativ në kuadër të luftës ndaj koronavirusit edhe në rrugë.

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, shprehet se duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta. Sipas saj, nëse qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme.

“Në Gjermani, duke qenë se numri i rasteve të reja është në rritje, janë rritur masat mbrojtëse, por maska është vendosur të mbahet në zonat publike në metropole, në rastet kur distanca 1,5 metra është e pamundur të mbahet. Në ambientet e hapura, në natyrë, ku njerëzit mund të ruajnë distancën nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta që ushtrohen te popullata. Sa më shumë ta shtypim të drejtën për të dalë, aq më shumë njerëzit do të tentojnë ta shkelin rregullin. Nëse njerëzit qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme. Për sa kohë ky vendim prek të drejtat e njërit ka edhe vendim politik në të”, u shpreh Aurora Meta Dollenberg në A2.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH