Globi

Mjekja humb jetën nga Covid, motra: Përdori të njëjtën maskë

Shkruar nga Liberale
Mjekja humb jetën nga Covid, motra: Përdori të njëjtën

Vdekja e mjekes amerikane, Adeline Fagan ka rrëmbyer vëmendjen e mediave kryesore në vend.

Fagan, 28-vjeç, rezultoi pozitive me virusin Covid-19 në fillim të korrikut dhe prej dy muajsh qëndroi e shtruar në spital.

Ajo punonte në repartin e emergjencës në Houston të Teksasit. Motra e saj pretendon se për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse është detyruar të përdorte për një kohë të gjatë të njëjtën maskë.

Sipas një analize të publikuar nga “The Guardian”, pas shpërthimit të një vatre të koronavirusit në pjesën perëndimore të SHBA-së humbën jetën plot 250 punonjës të shëndetësisë. Raportohet se në mesin e viktimave të stafit mjekësor, dhjetëra prej tyre ishin nën moshën 3 -vjeçe.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1164851,1164850,1164849"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH