Globi

Mjekët në Wuhan: Na thanë që të gënjejmë për Covidin

Shkruar nga Liberale
Mjekët në Wuhan: Na thanë që të gënjejmë

Mjekët në spitalet e Wuhan në Kinë, aty ku shpërtheu për herë të parë virusi Covid-19, kanë deklaruar se u ishte thënë nga qeveritarët lokalë se duhet të heshtin për këtë sëmundje.

Këto pohime të tyre janë filmuar nga kamera e fshehtë, si pjesë e një dokumentari të ITV. Njëri prej mjekëve ka thënë se e dinin për ekzistencën e virusit që në dhjetor 2019 dhe kishin vënë në dijeni autoritetet duke u sugjeruar që të anulonin festimet e Vitit të Ri, por thirrjet e tyre u refuzuan.

“Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh”, dëgjohet të thotë një mjek.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi po përhapej mes njerëzve, por spitaleve iu tha “të mos tregonin të vërtetën” dhe thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri Hënor u refuzuan sepse autoritetet donin të “paraqisnin një shoqëri harmonike dhe të prosperuar”.

Video shton kështu një numër në rritje të provave se Kina gënjeu botën për fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit, duke e lejuar atë të kalonte në një pandemi globale.

Deri në 12 janar, ata thanë se nuk kishte “prova të qarta të transmetimit nga njeriu tek njeriu” por një mjek kinez pohon:

“Nuk kishim më asnjë dyshim në transmetueshmërinë e këtij virusi tek njerëzit. Por kur morëm pjesë në një takim në spital, na thanë që të mos flisnim”, thotë njëri prej mjekëve.

Ndërkohë, javën e kaluar mbërriti në Kinë një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ata do të kryejnë një studim shkencor në Wuhan për të kuptuar se si u shfaq virusi Covid-19 që më pas përfshiu të gjithë botën.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH