Life Style

Mjekët në Itali, Albano: Gjest i pabesueshëm, faleminderit shqiptarë!

               Publikuar në : 18:58 - 30/03/20 liberale

Këngtari i njohur italian Albano Carrisi ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë, për dërgimin e 20 infermierëve dhe 10 mjekëve, për të luftuar kundër COVID-19. Ai e ka quajur gjest të pabesueshem solidariteti dhe humanizmi ndaj Italisë.

…Një gjest i pabesueshëm solidariteti dhe humanizmi që Shqipëria ka bërë për Italinë, kjo do të forcojë edhe më shumë miqësinë që i lidh dy popujt tanë të mrekullueshëm. Do të vijë casti që do mundet ky koronavirus i mallkuar e do të jetë momenti i duhur, për të festuar binjakëzimin Itali Shqiperi!!! Nga ana ime ju them: Faleminderit shqiptarë…Al Bano”, shkruan këngëtari në mesazhin e dërguar për gazetaren Zenepe Luka.

Po ashtu, ajo ka shpërndarë një mesazh të dytë të këngtarit, i cili tregohet optimist dhe thotë se do vijë dita për t’i festuar funeralin koronavirusit, pse jo, duke kënduar edhe këngën e tij shumë të njohur “Felicita”

Mesazhi i plotë

E dashur mikja imeZenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe”./Gazeta Liberale

Fjala e Al Banos ne vidion pershendetese.E dashur mikja imeZenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe" Grazie mile, caro amico degli albanesi, grande cantante Al Bano Carrisi. Tuo padre, Carmelo Carrisi e tu che hai anche la cittadinanza albanese, siamo tutti insieme nel bene e in difficoltà; caro amico Al Bano Carrrisi

Gepostet von Zenepe Luka am Montag, 30. März 2020

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back