Globi

Mjekët në Belgjikë: Kemi punuar kur kemi qenë të infektuar

Shkruar nga Liberale
Mjekët në Belgjikë: Kemi punuar kur kemi qenë të

Doktorë në qytetin belg të Liezhit bëjnë me dije se iu është kërkuar të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të punojnë, kur disa prej tyre kanë qenë të infektuar me koronavirus, për të përballuar fluksin e pacientëve me virusin vdekjeprurës.

Sipas raportimeve, të paktën 25% e stafit mjekësor tashmë është prekur nga koronavirusi, por disa spitale i kanë kërkuar punonjësve që kanë rezultuar pozitivë, por që nuk kanë simptoma, të vijojnë punën.

Kreu i unionit të mjekëve belgë deklaroi për mediat britanike se ky vendim është marrë për të parandaluar shembjen e sistemit shëndetësor, i cili rrezikohet nga dita në ditë për shkak të fluksit të madh të pacientëve.

Tashmë në qytetin në lindje të Belgjikës, 1 në 3 njerëz që po testohen ka rezultuar i prekur me koronavirus. Spitalet po i vendosin pacientët në të gjitha repartet ku është e mundur dhe kanë anuluar të gjitha operacionet jo urgjente.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH