Sport

Mjekët kërkesë qeverisë japoneze: Të anulohen Lojërat Olimpike

Shkruar nga Liberale
Mjekët kërkesë qeverisë japoneze: Të anulohen

Sindikata e mjekëve në Japoni i ka kërkuar qeverisë të anulojë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios për shkak të pandemisë së koronavirusit.

CNN bën me dije se anëtarët e unionit i kanë zhvilluar një vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë të Japonisë dhe i kanë paraqitur një kërkesë Kryeministrit japonez, Yoshihide Suga.

“Është e vështirë për atletët, por dikush duhet të thotë që Lojërat Olimpike duhet të anulohen. Ne i bëmë kërkesë qeverisë pasi mendojmë se punëtorët mjekësorë duhet të flasin” u shpreh Naoto Ueyama, kreu i sindikatës kombëtare të mjekëve.

Sipas mjekëve nëse zhvillohen Lojërat Olimpike do të ketë një numër shumë të lartë njerëzisht që do të udhëtojnë drejt Japonisë dhe ka rrezik që të qarkullojnë variantet e reja të Covid.

Ceremonia e hapjes për këtë ngjarje sportive është caktuar për 23 Korrik, por ende nuk dihet nëse qeveria ka marrë vendimin përfundimtar apo do të ketë një anulim në ditët e fundit.

Japonia deri tani ka kaluar tre valë të Covid dhe parashikohet që nëse do të zhvillohen Lojërat Olimpike, mund të ketë dhe një valë të katërt të virusit.

Poll
SHQIPENGLISH