Kryesore

Mjekët francezë: Gjetëm një pacient me Covid-19 që në muajin dhjetor

               Publikuar në : 16:43 - 05/05/20 liberale

Mjekët në një spital në Paris pretendojnë se kanë gjetur prova se një pacient, i cili u sëmur në dhjetor ishte infektuar me koronavirus. Nëse vërtetohet, kjo do të tregojë se virusi ka qarkulluar në Evropë gjatë asaj kohe, shumë më përpara se rastet e para të konfirmuara në Francë ose në zonën e nxehtë të Italisë.

“Covid-19 ishte përhapur në Francë në fund të muajit dhjetor 2019, një muaj para rasteve të para zyrtare në vend”, shkruan ekipi në Groupe Hospitalier Paris Seine në një studim të botuar në gazetën ndërkombëtare të Agjentëve Antimikrobial.

Rastet e para zyrtare të Covid-19 në Francë u raportuan më 24 janar, në dy njerëz që kishin një histori udhëtimi në Wuhan, Kinë.

Ekipi francez vuri re njerëzit e shtruar në spital me sëmundje të ngjashme me gripin midis 2 dhjetorit dhe 16 janarit, të cilët nuk u diagnostikuan përfundimisht me grip. Ata testuan mostra të ngrira nga ata pacientë për koronavirus.

“Një kampion i marrë nga një burrë 42 vjeç i lindur në Algjeri doli pozitiv. Ai jetonte në Francë prej shumë vitesh dhe punonte si peshkatar. Udhëtimi i tij i fundit ishte në Algjeri gjatë gushtit 2019”.

Studiuesit në SHBA gjithashtu kanë filluar të gjejnë prova që virusi ka infektuar dhe vrarë njerëz më herët se sa rastet e raportuara për herë të parë në vend.

 

Tags: , , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back