Aktualitet

Mjekët e Traumës merren në pyetje, çfarë zbuluan për vdekjen e Lear Kurtit

Shkruar nga Liberale
Mjekët e Traumës merren në pyetje, çfarë zbuluan

Prokuroria ka marrë dëshminë e 6 mjekëve dhe infermierëve, në vazhdën e hetimeve që po kryen për vdekjen e Lear Kurti.

Ashtu siç edhe më herët doli në deklaratë Spitali i Traumës, mjekët deklaruan se 23 vjeçari ka mbërritur i pajetën në spital. “I dhamë ndihmë, por nuk mbijetoi”, mësohet të kenë thënë ata në dëshminë e tyre.

Prokuroria po ashtu po ekzaminon pamjet e kamerave të sigurisë të Spitalit të Traumës. Veprimet e organit të akuzës, synojnë të hedhin dritë mbi një pjesë tjetër të hetimit që lidhet me gjendjen në të cilën ka shkuar ai në spital dhe mbi veprimet e mjekëve. Kjo për arsye se policia deklaroi se e dërguan të riun me urgjencë në spital dhe aty humbi jetën.

Më herët, në pyetje u morën 7 punonjësit e policisë të përfshirë me veprime në ndalimin e 32-vjeçarit, por edhe dëshmitarë në ambientet e Komisariatit nr 3.

Gjithashtu, janë tërhequr materialet pranë sallës operative dhe janë marrë dëshmitë e punonjësve të turnit, të cilat dokumentojnë thirrjet për patrulla ndihmëse dhe për ambulancën, bërë nga efektivët e policisë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH