Aktualitet

Mjekët, apel qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët

Shkruar nga Liberale
Mjekët, apel qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe

Shqipëria është në situatën më kritike nga pandemia e Covid-19. Përhapja e koronavirusit dhe humbjet e jetëve janë në nivele alarmante. Mjekët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente duke mbyllur shkollat, lokalet dhe transportin publik.

Kërkesa e specialistëve nga spitalet shtetëore bëhet jashtë kameras, por kolegët e tyre në sistemin privat nuk ngurojnë ta thonë dhe publikisht.

"Unë jam për masa shumë më të forta. Nuk besoj se është ndonjë framë e madhe nëse shkollat mbyllen deri 3-4 javë. Por mbyllja duhet të ndodhë pa humbur kohë, e restoranteve, e kafeve, e transportit publik, sepse do të fitojmë shumë", thotë mjeku infeksionit Arben Pilaca.

Një mjeke në sistemin privat e cilëson të paprecedentë vendimin e Komitetit Teknik për të mos ndryshuar masat. Kirurgia Lida Shosha thekson nevojën për mbylljen e disa shërvbimeve dhe fundjavat karantinë. Sipas saj spitalet janë tejmbushur ndërsa mjekët janë të lodhur dhe të mbingarkuar.

"I paprecedent vendimi i sotem i Komitetit te Ekspertëve.

Po shuhet kombi.

-Duhen mbyll urgjentisht restorantet dhe baret, që frekuentohen kryesisht nga të rinjtë, pasi këta po infektohen në masë, dhe te ulet fasha e karantinës sikur të paktën nga 06.00-18.00. Fundjavat karantine.

-Përdryshe, do infektohen të gjithë, femij ,te rinj, pleq e plaka.

-Spitalet janë tejmbushur.

-Stafet mjekësore janë te tejet lodhura e te ezauruara, nga mbingarkesa dhe puna nonstop qe prej nje viti e kusur.

-Shteti të veprojë, boll më, me politika absurde indiference e rënie te lirë. Ju duket normale 20 të vdekur e mbi 1000 të infektuar cdo dite e përditë, në një vend me ,më pak se 3 milion banorë ? Duket qartë që jemi në një situatë të rënduar virusale që veç po përshkallëzohet e rëndohet ne shifrat me të larta te gjithë pandmisë.

-Shqiptarët po mbyten nga virusi e po humbin jetën, cdo ditë e më shumë", shkruan ajo në rrjetet sociale.

Për infeksionistin Arben Pilaca, politika nuk duhet të mendojë për zgjedhjet në prill por për jetën e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

Komiteti Teknik vendosi të mos ashpërsojë masat duke lënë në fuqi kufizimet ekzistuese. Ekspertët deklaruan se ka një tendencë në rënie të infektimeve por shifrat zyrtare dhe humbjet e jetës po shënojnë çdo ditë rekorde të reja.

Deri tani kanë humbur jetën mbi 1700 qytetarë të moshave të ndryshme, ndërsa të infektuar rezultojnë mbi 100 mijë persona në të gjithë vendin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH