Kryesore

Mjaft “patriarkëve” (2)

               Publikuar në : 09:16 - 29/05/20 Fatos Tarifa

Fatos Tarifa

Le ta ndryshojmë Kushtetutën (siç kemi bërë edhe më parë); ky nuk është një sakrilegj. Një ndër aksiomat më të njohura në jurisprudencën ndërkombëtare është ajo se “ligji duhet të jetë i qëndrueshëm, por edhe s’duhet të mbetet i pandryshuar”.

Madje, ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz mbi karakterin konservator të Kushtetutës amerikane, Woodrow Wilson, në atë kohë President i Universitetit të Princetonit, shkruante, më 1904, se Kushtetuta [amerikane] nuk u bë që të na rrijë si një “xhaketë e ngushtë” dhe se “madhështia e saj qëndron në elasticitetin e saj”.

Le ta pakësojmë numrin e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë nga 140, në 100 ose në 70 dhe le t’u mundësojmë qytetarëve shqiptarë, përmes një sistemi më të thjeshtë e më të drejtpërdrejtë zgjedhor, që t’i zgjedhin vetë ata (jo partitë) përfaqësuesit e tyre në atë Kuvend. Imagine it can be done. It’s easy if you try.

Dhe le ta kufizojmë me ligj numrin e mandateve për të zgjedhurit në Kuvend. Dy mandate do të ishin të mjaftueshëm. Kufizimi i mandateve në organin më të lartë legjislativ nuk është një ide e re. Për dekada me radhë kjo ide është diskutuar në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump e ka përfshirë këtë ide në programin e fushatës për zgjedhjet e reja presidenciale në SHBA. Me dy mandate katër-vjeçarë nuk do të kishim më në Kuvendin e Shqipërisë djem e vajza që zgjidhen deputetë kur janë 20 ose 30-vjeçarë dhe na mbeten “peshqesh në derë” për 15, 20 apo 30 vite me radhë. Me dy mandate nuk do të kishim më në Kuvend të ngjashmit e Berishës, Mediut, Ruçit, Majkos, Metës, Islamit, Dules, Ballës e të tjerë si këta.

Sa realiste është kjo? It’s easy if you try. Por nëse këtë ua lëmë në dorë ta vendosim pikërisht këta deputetë që kemi, me këtë do të kemi vendosur vazhdimësinë edhe më tej të të njëjtit sistem dhe të së njëjtës gjendje thuajse të pashpresë. Sepse pak prej tyre do të donin ta ndryshonin sistemin që i privelegjon ata në kurriz të interesave të qytetarëve. Ka vetëm një mënyrë dhe një rrugë: mobilizimi i gjerë dhe i vendosur qytetar për të kërkuar ndryshimin e sistemit përmes një referendumi popullor. /Gazeta Liberale

Tags: , , , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back