Aktualitet

Misteri i helmimit të çiftit në Librazhd/ 27-vjeçari sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Misteri i helmimit të çiftit në Librazhd/ 27-vjeçari

Është zbardhur enigma për çiftin e sapomartuar nga Librazhdi, për të cilët u tha se ishin helmuar. Ata u gjetën mëngjesin e së premtes në gjendje të rëndë, ku 19-vjeçarja Rezarta Hajdari humbi jetën, ndërsa 27-vjeçari Olsian Hajdari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Pas dy ditësh, ai është përmirësuar dhe ka folur rreth ngjarjes.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, ka treguar ai, shkruan Klan Plus.

Nga ana tjetër, daja i 27-vjeçarit ka treguar se kjo është një gjendje e rëndë për familjen, pasi në media u tha se ishte helmim.

“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, ka thënë ai./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH