Aktualitet

Mister fati i minatorit të zhdukur prej 24 orësh në Bulqizë

Shkruar nga Liberale
Mister fati i minatorit të zhdukur prej 24 orësh në Bulqizë

Një minator 60-vjeçar ka mbetur i bllokuar prej më shumë se 24 orësh në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.

Muharrem Plaku u bllokua pasi galeria e kromit u shemb mesditën e së mërkurës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave që po punon për largimin e masivit të gurëve në hyrje të galerisë.

Bashkë me 60-vjeçarin kanë qenë edhe 5 minatorë të tjerë që kanë mundur të dalin, ndërsa për kolegun e tyre nuk dihet asgjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH