Medium Personazhe

Miss-i gjendet e varur në banjën e një hoteli

               Publikuar në : 20:01 - 03/05/19 Liberale

Ish fituesja e konkursit Miss Uruguaj, është gjetur i vdekur në një hotel në Meksiko.

Fatimih Dávila u gjet e varur në tualet. Dávila ishte vetëm 31-vjeç. Ajo u shpall Miss në vitin 2006.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një vrasje apo vetëvrasje.

Ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Pasi fitoi konkursin kombëtar, Dávila përfaqësoi Uruguajn në konkursin e Miss Universe 2006, në Los Anxhelos.

Që nga ajo kohë, 31-vjeçarja punoi si modele.

Prokuroria e Meksiko tha se ajo kishte mbërritur në vend më 23 prill për një intervistë të supozuar pune.

Mediat raportojnë se hoteli ndodhet në Rrugën Altadena në Colonia Nápoles, Benito Juarez.

Autoritetet meksikane kontaktuan me ambasadën e Uruguaj për të njoftuar familjen e Dávila./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *