Aktualitet

Mirditë/ Plagosi 51-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori

Shkruar nga Liberale
Mirditë/ Plagosi 51-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori

Disa orë pas plagosjes me armë zjarri e 51-vjeçarit në Mirditë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është një 25-vjeçar me iniciale F.Gj.

Bashkë me 25-vjeçarin është ndaluar edhe një person tjetër.

51-vjeçari Martin Prenga u qëllua me armë mbrëmjen e së premtes në autostradën Rrëshen-Kukës.

Ngjarja pas një sherri, sikurse tha policia, pasi i plagosuri u konfliktua me dy persona të tjerë të cilët më pas e qëlluan me armë.

51-vjeçari u dërgua në spital dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa shkaqet e konfliktit janë të paqarta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH