Aktualitet

Miratohet plani i veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar

Shkruar nga Liberale
Miratohet plani i veprimit antitrafik të personave si pjesë e

Qeveria miraton planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e këshillit të ministrave, ndërsa u njoftua nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, në një prononcim për mediat.

“Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strartegjisë kundër krimit të organizuar. Plani përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore. Qasja është shumëdimesionale, që nis nga parandalimi i fenomenit te rehabilitimi i personave. Është pjesë e një strategjie 4 vjecare, është përgatitur nga institucionet shqiptare dhe partnerët tanë që na ndihmojnë në këtë fushë”, u shpreh Çuçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH