Aktualitet

Miratohet me 76 vota projektligji për Buxhetin 2022

Shkruar nga Liberale
Miratohet me 76 vota projektligji për Buxhetin 2022

Miratohet me 76 vota projektligji për Buxhetin 2022. Mësohet se ky projektligji ka marrë 52 vota kundër në Kuvend. Pas 48 orësh debat në Kuvend, ky projektbuxhet i mazhorancës nuk mori asnjë abstenim.

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar edhe disa ligje të tjera të cilët janë si më poshtë:

-Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 pro, 52 kundër, 0 abstenim

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH